Bayerni kërkon transferimin e yllit të Milanit

Theo Hernandez është një ndër lojtarët që po ndiqet me shumë interes nga Bayern Munich për merkaton e verës.
Sipas raportimeve të medieve italiane, klubi bavarez po përgatitet të humbasë Davies, i cili do të bashkohet me Real Madrid dhe për pasojë i duhet një pasues i denjë për mbrojtësin.
Theo konsiderohet nga Bayern si profili ideal për t’u bashkuar me ekipin, megjithatë vetëm një ofertë shumë e lartë mund ta bëjë klubin e Milan që të heqë dorë nga francezi.