75 Mall Live Search
12:32 / E Diele, 01 Dhjetor 2024 / L A

Bayerni konfirmon lëndimin e Harry Kane, mungon ndaj Leverkusenit

Harry Kane, pësoi një lëndim mbrëmë në ndeshjen ndaj Dortmundit.

Pas testeve ekzaminuese, ishte vetë Bayerni që konfirmoi se Kane ka pësuar çarje të vogël të fibrës muskulore në kofshën e tij të djathtë.

Kane, do të mungojë në ndeshjen e “DFB Pokal” ndaj kampionëve në fuqi, Bayer Leverkusenit që zhvillohet këtë të martë.

Harry Kane, këtë sezon ka shënuar 20 gola në 19 paraqitje në të gjitha garat, dhe është aktualisht golashënuesi më i mirë në Bundesliga./IndeksOnline/