Bayerni lëshon fitoren nga duart në fund të ndeshjes me Leverkusenin

Ka përfunduar pa fitues derbi i javës së katërt në Bundesligën e Gjermanisë.
Bayern Munich nuk ka arritur më shumë se një barazim 2-2 me Bayer Leverkusenin, e cila u zhvillua në “Allianz Arena”, shkruan IndeksOnline.
“Bavarezët” e nisin mirë ndeshjen duke kaluar në epërsi qysh në minutën e 7-të me golin e Harry Kane.
Leverkuseni barazoi shifrat në minutën e 24-të me një supergol nga gjuajtja e lirë të shënuar nga Grimaldo. Me rezultat 1-1 u mbyll edhe pjesa e parë.
Leon Goretzka riktheu epërsinë e bayern Munich në minutën e 86-të ndërsa vetëm tetë minuta më vonë Exequiel Palacios shënoi nga penalltia dhe barazoi rezultatin në 2-2.
Me këtë barazim, Bayer Leverkusen dhe Bayern Munich vazhdojnë të ndajnë kreun e tabelës në Bundesligën gjermane me nga 10 pikë./IndeksOnline/