75 Mall Live Search
17:21 / E Shtunë, 29 Tetor 2022 / Gj. Sh

Bayerni luan ”tenis” me Mainzin

Bayern Munchen ka shënuar edhe një fitore tjetër në Bundesliga.

Bavarezët mposhtën në shtëpi skuadrën e Mainzit me rezultat tenistik 6-2, shkruan IndeksOnline.

Gnabry, Musiala, Mane, Goretzka, Tel dhe Choupo-Moting, ishin golashenues për skuadrën e Bayern Munchen.

Për Mainzin shënuan Widmer dhe Ingvartsen.

Me këtë fitore, bayern Munchen ka marrë kreun e Bundesligës me 25 pikë, dy më shumë se Union Berlin, ndërsa Mainz renditet në vendin e tetë me 18 pikë./IndeksOnline/