Bayerni me fat, shënon gol në sekondat e fundit ndaj Celtic dhe kualifikohet tutje në Champions

Bayern Munich ka kaluar në 1/8 e finales së Ligës së Kampionëve.
“Bavarezët” ishin me fat ndaj Celticut në ndeshjen e dytë, pasi arritin të barazonin 1-1 në “Allianz Arena” me një gol në sekondat e fundit të ndeshjes, shkruan IndeksOnline.
Bayern kaloi tutje me rezultat të përgjithshëm 3-2.
Në 1/8 e finales kaluan edhe Club Brugge dhe Benfica, pasi eliminuan Atalantan dhe Monacon./IndeksOnline/
