75 Mall Live Search
22:29 / E Mërkurë, 16 Dhjetor 2020 / Blerim

Bayerni me Lewandowskin e mposhtë Wolfsburgun

Bayern është rikthyer te fitorja pas dy barazimesh në Bundesligë, duke e mposhtur  në 2:1  skuadrën e Wolfsburgun në ‘Allianz Arena’.

Mysafirët e filluan në mënyrën më të mirë takimin, duke shënuar në minutën e 5’, përmes Maximilian Philipp.

Por, fitoren për Bayerni e vulosi, super0sulmuesi, Robert Lewandowski, i cili shënoi në minutat 45’ dhe 50’.

Me këtë fitore, Bayern mbetet në vend të dytë me 27 pikë, një më pak se liderët e Leverkusen.