75 Mall Live Search
12:33 / E Enjte, 17 Dhjetor 2020 / C E

Bayerni me statistika të frikshme, një vit pa humbur në “Alianz Arena”

Bayerni i këtij viti është një skuadër rekordesh.

Pas 5 trofeve të fituar në 2020-ën në pritje që të zhvillohet edhe Botërori i klubeve, bavarezët mund t’i gëzohen një tjetër arritjeje të shkëlqyer.

Dygolëshi i Robert Lewandowskit i dhuroi fitoren 2-1 ndaj Wolfsburgut skuadrës së Flick, që ka regjistruar një rekord fantastik.

Bayerni nuk ka humbur asnjë sfidë në fushën e vet në të gjithë kompeticionet gjatë këtij viti kalendarik. Një gjë e tillë kishte ndodhur për herë të fundit në vitin e largët 1981.

Ndeshja e fundit për këtë vit do të luhet të shtunën (18:30).

Djemtë e Flick do të luajnë jashtë fushe me Leverkusen dhe do të tentojnë fitoren për të parakaluar “Aspirinat” dhe për të mbyllur vitin kalendarik në krye të Bundesligës. /IndeksOnline/