75 Mall Live Search
23:54 / E Shtunë, 03 Shkurt 2024 / G T

Bayerni në telashe, humb një element të rëndësishëm para përballjes me “Aspirinat”

Bayerni i Mynihut konfirmon dëmtimin e një elementi shumë të rëndësishëm të skuadrës. Alphonso Davies u largua i dëmtuar në minutat e fundit në fitoren e Bayernit ndaj Borussias së Mönchengladbach. Klubi bavarez ka lëshuar një deklaratë mbi gjendjen e kanadezit:

“Alphonso Davies pësoi një tendosje në ligamentin e brendshëm të gjurit gjatë fitores 3-1 kundër Borussia Mönchengladbachut për javën e 20-të të Bundesligës.

Kjo u konfirmua nga testet e kryera nga shërbimet mjekësore të Bayernit pas ndeshjes. Shkalla e dëmtimit do të përcaktohet gjatë ditëve të ardhshme.”

Prandaj, është pak herët për të mësuar saktësisht shkallën e dëmtimit. Nuk do të jetë aq serioz sa dëmtimi i Kingsley Coman (ai është jashtë deri në prill), por duket se ai do të mungojë për disa javë. Me siguri do të jetë jashtë kundër Bayer Leverkusenit të Xabi Alonso në kuadër të javës së 21-të.