08:44 / E Diele, 28 Prill 2024 / Gj. Sh

Bayerni në telashe para ndeshjes me Real Madridin, të lënduar disa nga lojtarët kryesor

Bayern Munich është shqetësuar shumë përpara përballjes me Real Madridin javën e ardhshme.

Arsyeja është mungesa e disa lojtarëve kryesor.

Skuadra e Thomas Tuchel, tashmë ka humbur mbrojtjen e titullit të Bundesligës kundër Bayer Leverkusen, fokusi për Tuchel tani është  Liga e Kampionëve, teksa presin Real Madrid në Bavari për ndeshjen e parë gjysmëfinale më 30 prill.

Tuchel ka konfirmuar  se ka një mori lojtarësh të lënduar me Jamal Musiala dhe Dayot Upamecano që humbën fitoren 2-1 të fundjavës ndaj Eintracht Frankfurt.

Serge Gnabry pritet të kthehet në kohë për t’u përballur me Los Blancos, por për rikthimin e Leroy Sane, nuk ditën ende dhe gjasat janë 50\50.

Megjithatë, fitorja ndaj Frankfurtit ka shtuar më shumë emra në listën e mungesave të Tuchel, me Matthijs de Ligt dhe Konrad Laimer të dy të detyruar të largohen.

De Ligt është shqetësimi më i madh, sipas Mundo Deportivo, me holandezin që u largua nga Allianz Arena me gjurin e tij të fashuar. /IndeksOnline/