Bayerni nis rrugëtimin në Botëror të Klubeve ndaj Auckland Cityt, ja formacionet zyrtare

Ka nisur sot edhe zyrtarisht Botërori i Klubeve.
Pas ndeshjes hapëse mes Inter Miamit dhe Al-Ahlyt, që u mbyll 0-0, do të zhvillohet edhe ndeshja e rradhës Bayern-Auckland City.
Të dyja skuadrat publikuan formacionet e tyre për këtë ndeshje, me Jonathan Tahun që do të bëjë debutimin e tij me “Bavarezët”.

Ndeshja do të zhvillohet në “TQL Stadium” të Cincinnatit, në orën 18:00 dhe më pas në orën 21:00, zhvillohet dueli PSG-Atletico./IndeksOnline/