Bayerni nuk e ka kërkuar asnjëherë Wernerin
Ditë më parë është raportuar se Bayern Munchen ka rënë dakord për kushtet personale me agjentin e Timo Werner për tu bashkuar me pesë herë kampionët e Evropës në verë.
Megjithatë, menaxheri i RB Leipzig, Ralf Rangnick ka insistuar se gjigandët e Bundesligës nuk kanë paraqitur një ofertë për sulmuesin e klubit, shkruan Indeksonline.
“Një marrëveshje e mundshme është e pamundur për 2019 [tani]”.
“Ne do të duhet të biem dakord, dhe ne nuk jemi”.
“Askush nuk na ka afruar nga Bayerni”.
Werner gjithashtu thuhet se ishte një objektiv i Liverpool, me menaxherin e Reds, Jurgen Klopp që e pëlqente shumë gjermanin. /IndeksOnline/