Bayerni pa dy yje ndaj PSG-së, Lewandoski i lënduar e Gnabry me Covid-19

Bayerni i Mynihut do të luaj çerekfinalen e parë kundër Paris Saint Germainit pa dy futbollistë shumë të rëndësishëm.
Robert Lewandovski mungon pas një dëmtimi, ndërsa Serge Gnabry është i sëmurë.
Trajneri Hansi Flick ka deklaruar në konferencë për media se Gnabry ka dhimbje të fytit, ndërsa mediumet gjermane raportojnë se reprezentuesi gjerman ka dalë pozitiv me Covid-19.
Edhe në kampin e francezëve ka mungesa, pasi Marco Verratti dhe Alessandro Florenzi poashtu janë infektuar me koronavirus.
/Indeksonline/