Bayerni penzionon numrin 5 në fanellë

Gjigandi gjerman, Bayern Munich ka marrë një vendim interesant.
“Bavarezët”, kanë vendosur që të penzionojnë numrin 5 në fanellë, numrin që barte legjenda Franz Beckenbauer.
Presidenti i Bayernit, Herbert Hainer ka folur rreth këtij vendimi.
“Numri 5 mbetet i rezervuar për një trashëgimi unike. Sepse klubi ynë dhe historia e tij janë thjesht të paimagjinueshme pa Franz”, u shpreh Hainer.
Kujtojmë që ish-mbrojtësi legjendar, Franz Beckenbauer ka ndërruar jetë në fillim të këtij viti, në moshën 78 vjeçare.