75 Mall Live Search
19:27 / E Mërkurë, 03 Prill 2019 / indeksADMonline

Bayerni po e pëson keq në Kupën e Gjermanisë

Ka përfunduar pjesa e parë e ndeshjes çerekfinale të Kupës së Gjermanisë në mes të Bayernit dhe Heidenheimit.

Bavarezët pas 45 minutash lojë janë duke u mposhtur me rezultat 1-2 dhe kanë një lojtar më pak.

Golin për Bayernin e shënoi Goretzka në minutën e 12-të, derisa tre minuta më vonë Sule u ndëshkua me të kuq.

Dy golat për mysafirët i shënuan Glatzel në minutën e 26-të dhe Schnatterer në minutën e  39-të. /IndeksOnline/