Bayerni po rikthehet në formë, arrinë fitore të thellë ndaj Dusseldorfit
Gjiganti gjerman Bayern Munich ka arritur të shënoj fitore ndaj Dusseldorfit me rezultat 0-4.
Që në minutën e 11’ arriti Pavard që të shënoj për Bayernin mirëpo pjesa e parë përfundoi me rezultatin 0-3, pasi që për Bayernin shënuan edhe Tolisso dhe Gnabry.
Në pjesën e dytë e tregoi veten edhe Coutinho duke shënuar kështu në minutën e 70’ dhe kështu edhe duke përfunduar e gjithë ndeshja me katër golat e shënuar nga Bayerni.
Bayern Munich me këtë fitore është në vendin e dytë me vetëm një pikë më pak se lideri tabular Monchengladbach./Indeksonline/.