Bayerni prezanton fanellën e re për Botërorin e Klubeve

Kampioni i Gjermanisë, Bayern Munichu, ka prezantuar fanellën e re.
Fanella e re simbolizon jo vetëm forcën sportive, por edhe krenarinë për origjinën e klubit dhe rrënjët e thella në kryeqytetin bavarez.
Në këtë drejtim, kombinimi i fuqishëm kuq dhe bardhë është bërë sinonim i pasionit, dinamizmit dhe historisë së suksesit të kampionëve gjermanë.
Kjo fanellë do të bëjë debutimin gjatë Botërorit të Klubeve, ku Bayerni do ta zhvillojë ndeshjen e parë ndaj skuadrës nga Zelanda e Re, Auckland City, që zhvillohet, më 15 qershor në Cincinnati./IndeksOnline/