Bayerni rikthehet te fitorja pas katër ndeshjeve (VIDEO)

Bayern Munchen i është rikthyer fitoreve në Bundesligën Gjermane.
Bavarezët kanë fituar me rezultatë të thellë 4-0 ndaj Bayer Leverkusenit, shkruan IndeksOnline.
Vendasit e nisën furishëm ndeshjen, ku kaluan në epërsi qysh në minutën e 3-të me golin e Leroy Sane.
Bayerni dyfishoi epërsin me golin e 19 vjeçarit Jamal Musiala në minutën e 17-të.
Sadio Mane me një gol të bukur qoi shifrat në 3-0 në minutën e 39-të.
Bavarezët në pjesën e dytë shënuan edhe një gol me Thomas Mullerin në minutën e 84-të.
Pas kësaj fitore, bayern Munchen është ngjitur në pozitën e dytë në tabel me 15 pikë, ndërsa Bayer Leverkusen është në zonën e rrezikshme pasi deri më tani ka grumbulluar vetëm 5 pikë dhe renditet në pozitën e 16-të./IndeksOnline/