75 Mall Live Search
22:39 / E Mërkurë, 05 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bayerni “rrezikon” në fund, por kalon në çerekfinale

Bayern Munchen ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Gjermanisë.

Bavarezët mposhtën Hoffenheimin me rezultat 4-3, shkruan Indeksonline.

Golat për Bayernin i shënuan Hubner (autogol 13′), Muller (20′) dhe dy Lewandowski (36′ dhe 80′).

Ndërsa për Hoffenheimin shënuan Boateng (autogol 8′) dhe dy gola Dabbur (82′ dhe 90+2′).

Në stol për bavarezët ishte edhe Leon Dajaku por që nuk pati minutazh.

Bayerni do ta mësoj kundërshtarin pasi të hedhet shorti. /IndeksOnline/