Bayerni rrezikon vendin e parë, mposhtet nga Mainz

Pas eliminimit nga Liga e Kampionëve, Bayern Munchen ka marrë edhe një goditje tjetër.
Bavarezët janë mposhtur nga Mainz me rezultat 3-1 në ndeshjen e javës së 29-të të Bundesligës.
Golin e vetëm për Bayernin e shënoi Sadio Mane në minutën e 29-të.
Ndërsa golat për Mainz i shënuan Ajorque (65’), Barriero (73’) dhe Martin (79’).
Bayerni mbetet në vendin e parë me 59 pikë, dy më shumë se Dortmundi që ka një ndeshje më pak. /IndeksOnline/