Bayerni shënjestron dy yjet e Leverkusenit

Kampioni i ri i Gjermanisë, Bayern Munichu, do të synojë ta përforcojë skuadrën për sezonin e ri 2025/26.
Siç raporton gazetari Florian Plettenberg, “bavarezët” kanë hedhur sytë te nënkampioni, Bayer Leverkuseni ku ka vendosur si prioritet kryesor yjet si Florian Wirtz dhe Jonathan Tah.
Në rastin e Wirtz, varet nga arritja e një marrëveshjeje me Leverkusenin. Për Tah-un, Bayerni po pret vetëm “po”-në përfundimtare të lojtarit. Kushtet personale janë rënë dakord plotësisht dhe janë miratuar brenda klubit.
Bayerni e di që të dytë janë miq të ngushtë dhe dëshiron ta përdorë këtë në avantazhin e vet për të siguruar transferimet. Dëshira e madhe e Bayernit është që të dy lojtarët të jenë tashmë pjesë e skuadrës për Kupën e Botës për Klube.
Bayern Munichu do të fillojë rrugëtimin në Kupën e Botës për Klube, me ndeshjen ndaj Auckland Cityt, më 15 qershor./IndeksOnline/