Bayerni shkon në çerekfinale, me rezultat të tenisit

Bayern Munich është bërë skuadra e parë që ka siguruar kualifikimin në çerekfinale të Ligës së Kampionëve, duke eliminuar RB Salzburgun.
Ndeshja e parë përfundoi me rezultat të barabartë 1:1, por në ndeshjen kthyese, Bayern triumfoi bindshëm 7:1 (8:2, rezultati i përgjithshëm), që të kualifikohen tutje.
Robert Lewandowski kaloi vendasit në epërsi pas vetëm 12 minutave lojë, duke shënuar nga pika e bardhë (12′).
Nëntë minuta më vonë, polaku sërish fitoi penallti dhe pastaj shënoi për 2:0 (21′).
Ndërsa, dy minuta më vonë, kompletoi het-trikun me një gol nga afërsia pas një kundërsulmi të shpejtë (23′).
Me këtë tre golësh për 23 minuta, ai gjithashtu u bë lojtari i parë që shënon het-trik për një kohë kaq të shkurtër në histori të Ligës së Kampionëve.
Bayern nuk u ndal me këto tre gola, me Serge Gnabry që shënoi të katërtin pas një asistimi të Coman (31′).
Edhe në pjesën e dytë, “Bavarezzët” dominuan në çdo aspekt, me Thomas Muller që konkretizoi golin e pestë pas një asistimi të Sane (54′).
E tëra që bëri, Salzburg ishte goli i nderit i shënuar nga Kjaergaard pas një asistimi të Aaronson (70′).
Shtatë minuta pa përfunduar koha e rregullt, Muller sërish doli në skenë dhe realizoi golin e dytë personal (83′).
Fitoren e Bayernit e vulosi gjermani Leroy Sane pas një asistimi të Lewandowskit (87′).
Kështu, Bayern Munich kualifikohet në çerekfinale dhe kundërshtarin do ta mësojë pas hedhjes së shortit.