Bayerni stërvitet me Dinamon

Bayern Munchen është duke e demoluar Dinamo Zagrebin.
Bavarezët po luajnë një ndeshje “stërvitore” me kroatët, të cilëve u kanë shënuar tri gola që në pjesën e parë të ndeshjes, e vlefshme për Ligë të Kampionëve, shkruan Indeksonline.
Serinë e golave e hapi Harry Kane në minutën e ’19-të, duke shënuar nga pika e bardhë e penaltisë, me Guerreiron që dyfishoi epërsinë në minutën ‘33.
Për 3 me 0 shënoi Michael Olise, pesë minuta më vonë.
Rezultati aktual i pjesës së parë: Bayern 3 – 0 Dinamo Zagreb./Indeksonline/