22:10 / E Premte, 01 Dhjetor 2023 / Gj. Sh

Bayerni synon transferimin e Maignan

Pavarësisht se Bayern Munivh ka vazhduar kontratën me Manuel Neuer deri në vitin 2025, dëshirojnë të përforcojnë skuadrën me një portier të ri.

Klubi bavarez, në markaton e ardhshme synon transferimin e gardianit të Milanit, Mike Maignan, shkruan IndeksOnline.

Sipas asaj që raporton “Sky Sport” në Gjermani, Bayerni mendon se transferimi i Maignan është një investim i rëndësishëm që do të ndihmojë skuadrën të bëjë një tjetër hap cilësor.

Kujtojmë që francezi ka kontratë me Milanin deri në vitin 2026, por nuk llogaritet si i paprekshëm nga drejtuesit kuq e zi./IndeksOnline/