75 Mall Live Search
17:28 / E Shtunë, 25 Prill 2026 / L A

Bayerni tregon pse është kampion, bën një super “remontada” ndaj Mainzit

Bayern Munichu ka arritur një fitore tejet të madhe ndaj Mainzit.

Ata arritën të bëjnë remontadën nga 3-0 në 3-4, duke vazhduar kështu dominimin në futbollin gjerman.

Golat u shënuan nga Kohr, Nebel dhe Becker për Mainzin, ndërsa për Bayernin shënuan Jackson, Olise, Musiala dhe Kane.

Bayerni, me fitoren e radhës arrin kuotën e 82 pikëve pasi veç se kanë siguruar titullin e Bundesligas./IndeksOnline/