75 Mall Live Search
17:27 / E Shtunë, 18 Janar 2025 / G T

Bayerni vazhdon me fitore në Bundesliga, Goretzka tregon klasin e tij

Skuadra e Bayern Munchen ka vazhduar me fitore në Bundesliga, pasi në javën e 18-të mposhti 3:2 Ëolfsburgun.

Serinë e golave në “Allianz Arena” e hapi mesfushori gjerman, Leon Goretzka, shkruan Indeksonline

Golin e barazimit skuadra mysafire e shënoi me anë të Amoura në minutën e 24’të.

Kurse golin e fundit në pjesën e parë e shënoi Olise në minutën e 39’të.

Goretzka shënoi edhe një gol në pjesën e dytë, duke konfirmuar formën fantastike.

Kurse golin e fundit në këtë përballje e realizoi Amoura në minutën e 88’të.

Me këtë fitore, ekipi i Vincent Kompany shkon në kuotën e 45 pikëve në pozitën e parë, shtatë më shumë se vendi i dytë, Leverkusen (38) që ka një ndeshje më pak../Indeksonline/