23:26 / E Martë, 25 Shkurt 2020 / indeksADMonline

Bayerni “zot shpie” në Londër, 15 gola në tri ndeshje

Bayerni e ka mposhtur Chelsean në Samford Bridge me rezultat 0-3 në ndeshjen e xhiros së 1/8 të Ligës së Kampionëve.

Por si duket bavarezët e kanë specialitet Londrën për të shënuar gola, shkruan Indeksonline.

Në vitin 2017, Bayerni fitoi kundër Arsenalit me rezultat 1-5 në ndeshjen  e Ligës së Kampionëve.

Në të njëjtin kompeticion, në të njëjtin qytet por në një tjetër stadium, kampionët gjerman shënuan shtatë gola. Në fazën e grupeve Bayerni mposhti Tottenhamin me rezultat 2-7, ku Gnabry shënoi katër gola.

E më mirë nuk shpëtoi as Chelsea që pranoi tri gola, ku dy prej tyre i shënoi pikërisht Gnabry. /IndeksOnline/