75 Mall Live Search
14:58 / E Diele, 28 Janar 2024 / Gj. Sh

Bayerni zyrtarizon mbrojtësin francez, Galatasaray mbush arkat

Sacha Boey edhe zyrtarisht është futbollist i ri i Bayern Munchenit.

Anësori francez ka nënshkruar kontratë deri në qershor të vitit 2028, shkruan IndeksOnline.

Galatasaray ka përfituar 30 milionë euro, plus 5 të tjera bonuse, pastaj përqëindje nga shitja e ardhshme e mbrojtësit anësor, si dhe dy ndeshje miqësore me Bayern Munich, ku 50 % të përfitimeve nga ato takime do t’i takojnë Galatasaray./IndeksOnline/