19:56 / E Hënë, 29 Prill 2024 / LB

Bayernit i kthehet ylli për mdeshjen e nesërme kundër Realit

Bayern Munchen të martën pret Real Madridin në “Allianz Arena” në kuadër të ndeshjes së parë gjysmëfinale të Ligës së Kampionëve.

Bavarëzët po përballeshin me mungesa në këto javët e fundit, mirëpo për fatin e tyre të mirë, Leroy Sane, Serge Gnabry dhe Conrad Laimer janë kthyer në stërvitje.

Mirëpo, lajm edhe më i gëzueshëm për ta mund të jetë rikthimi i yllit të tyre, Jamal Musiala i cili kishte munguar në fundjavë.