Baza ushtarake e sulmuar në Lviv përdorej për stërvitje edhe nga shtetet e NATO-s

Nëntë persona janë vrarë dhe 57 të tjerë janë plagosur nga një sulm në një bazë ushtarake në rajonin e Lvivit në Ukrainë.
Sipas guvernatorit rajonal të Lvivit, Maksym Kozytsky, sulmi rus përfshiu mbi 30 raketa të gjuajtura drejt objektit ushtarak të Yavorivit.
Autoritetet janë ende duke punuar në shuarjen e zjarrit.
Raketat kishin goditur Qendrën Ndërkombëtare për Ruajtjen e Paqes dhe Sigurisë, një qendër kjo që përdoret për stërvitje nga ushtria ukrainase dhe partnerët e NATO-s.
Sipas BBC, baza mbulon një hapësirë prej rreth 390 kilometrash katrorë dhe mund të strehojë deri në 1,790 njerëz.

Akoma nuk dihet se sa persona ishin prezent në këtë bazë në momentin kur ndodhi sulmi.
