BBC: 17 britanikë janë të vdekur ose të zhdukur në Izrael

Numri i viktimave sa shkon e rritet në Izrael dhe Rripin e Gazës, atje ku janë duke u bërë sulme të njëpasnjëshme nga të dyja palët që nga dita e shtunë.
BBC raporton se ka edhe britanikë në mesin e viktimave dhe të zhdukurve që janë nga shtete të ndryshme të botës.
Një burim zyrtar në Mbretërinë e Bashkuar ka deklaruar për BBC se pas sulmit të fundjavës nga Hamasi, ka 17 shtetas britanikë që kanë vdekur ose janë zhdukur.
Në mesin e tyre ka edhe fëmijë.
Deri më tani, BBC kishte pasur informacione për rreth 10 britanikë të vdekur apo të zhdukur.