13:30 / E Martë, 09 Maj 2023 / AR

BBC: Kënga e Shqipërisë në Eurovision mesazh i fortë për rëndësinë e familjes

Kënga me të cilën do të përfaqësohet Shqipëria në Eurovision jep një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes, shkruan BBC. Këtë vit, Festivali Evropian i Këngës në Liverpool do të ketë 37 vende që do të garojnë për t’u kurorëzuar kampion.

”Teatrale dhe dramatike, kënga shqiptare mbart një mesazh të fortë për rëndësinë e familjes dhe pranimin e njerëzve që doni për atë që ata janë”, shkruan BBC.

”Vokali mbresëlënës dhe harmonitë ballkanike ndërtohen në një kor tërheqës, me Albinën e shoqëruar në skenë nga pesë anëtarë të familjes së saj, përfshirë nënën dhe babain e saj”, shton BBC. “Zëri i Albinës të prek telat e zemrës”.