09:26 / E Diele, 21 Prill 2019 / indeksADMonline

BBC: Kosovarët u kthyen nga Siria, pak para kolapsit total të ISIS-it

Për 110 personat e kthyer nga Siria në Kosovë kanë shkruar edhe mediat ndërkombëtare.K

BBC, Euronews, New York Times, Reuters janë vetëm disa nga mediat e famshme që kanë raportuar për operacionin e kthimit të 110 kosovarëve nga Siria.

Ndër detajet e operacionit që përmenden në këta artikuj është edhe aeroplani me të cilin u kthyen këta persona. BBC shkruan se ai i përkiste ushtrisë amerikane, teksa 110 personat u sollën në Kosovë pak para kolapsit total të ISIS-it.

106 gra e fëmijë pas ardhjes në Kosovë u dërguan në Vranidoll të Prishtinës.

Katër persona që dyshohet se ishin luftëtarë të grupeve terroriste u ndaluan nga organet e drejtësisë.

Mediet kosovare më herët ka raportuar se ata janë dërguar në Burgun e Sigurisë së Lartë.