21:59 / E Premte, 06 Mars 2020 / indeksADMonline

BBC me dokumentar: Netflix po e vret planetin

Përmes një dokumentari të publikuar nga BBC është paralajmëruar ndikimi që ka interneti në mjedis.

Sipas këtij dokumentari shërbimet e internetit janë duke u mundësuar nga djegia e bimëve të cilat e ndotin ambientin kurse rezulucioni në HD është duke shpenzuar çdo herë e më shumë energji, transmeton IndeksOnline.

Shikimi i filmave në Netflix, qëndrimi në Instagram shkakton ndotje, është thënë në këtë dokumentar.

Po ashtu sipas këtyre matjeve shikimi i plotë i serialit ‘Peaky Blinders’ ndikon në ndotjen e ambientit ngjashëm sa të vozitësh nga Birminghami në Manchester.

Në këtë dokumentar është sqaruar edhe mënyrat që përdoren për të ruajur të dhënat dhe si bëhet ftohja e serverëve e që edhe ato ndikojnë në ndotje./IndeksOnline/.