BBC: Njësia e mbrojtjes ajrore ukrainase është shkatërruar gjatë rrugës për në Kiev

Disa detaje të tjera kanë dalur mbi kolonën e shkatërruar ushtarake ukrainase.
Njësia e raketave tokë-ajër, e cila u shkatërrua mbrëmë në një sulm raketor rus, duket të jetë një sistem i ngjashëm me atë të vendosur nga Kievi në Donbas muajin e kaluar, raporton BBC.
Kolona ka të ngjarë të jetë goditur derisa ishte nisur për në Kiev për të ndihmuar në forcimin e mbrojtjes ajrore të kryeqytetit.


