BBC: Rusia humbë në Interpol, tentoi ta bëjë kryetar një keqpërdorues
Organizata më e madhe ndërkombëtare e policisë, Interpol ka zgjedhur presidentin e saj të ri.
Ndonëse, favorit konsiderohej përfaqësuesi i Rusisë, Alexander Prokopchur këtë herë këtë pozitë e fitoi Kim Jong-yang nga Korea e Jugut, shkruan Indeksonline.
Jong-yang mundi Prokopchukin e Rusisë, i cili ishte veteran i Ministrisë së Punëve të Brendshme të Rusisë. Kurse marrja e kësaj pozite nga ai, konsiderohej edhe si rritje e ndikimit të Putinit.
Madje, edhe një grup senatorësh amerikanë në opinionet e tyre kishin thënë se zgjedhja e tij do të ishte e ngjashme me “vënien e një dhelpre në krye” apo edhe “vendosje e mafiozit në krye të kësaj organizate”.
Po ashtu, edhe Lituania kishe kërcënuar edhe me dalje nga Interpoli nëse personi në fjalë do të zgjidhej president i Interpol-it.
Kim Jong-yang nga Korea e Jugut do të shpërbej si president i përkohshëm për dy vite, duke zëvendësuar mandatin e ish-presidentit të Interpolit Meng Hongwei./Indeksonline/