09:04 / E Premte, 09 Nëntor 2018 / indeksADMonline

BBC: VAR pritet të futet urgjentisht këtë sezon në Champions

VAR mund të arrijë në Champions përpara afatit.

Penaltia të cilën Viktor Kassai e dha në favor të Manchester Cityt pas një ‘zhytje’ të Sterlingut, ka rihapur debatin mbi nevojën për të zbatar urgjentisht VAR-in në garën kontinentale.

Sipas BBC, si rezultat i këtij veprimi, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s do të diskutojë në mbledhjen e tyre në fillim të dhjetorit zbatimin e VAR në fazat finale të Ligës së Kampionëve këtë sezon.

VAR ishte miratur të fillonte funksionin për sezonin tjetër në Ligën e Kampionëve, por mbetet të shihet se cfarë do të vendosë Komiteti Ekzekutiv më 3 dhjetor. /IndeksOnline/