75 Mall Live Search
15:49 / E Martë, 12 Tetor 2021 / A. M.

BBC vjen në Prishtinë për ta intervistuar Përparim Ramën

Shtëpia më prestigjioze mediatike në botë, BBC, ka vendosur që një artikull të saj t’ia kushtojë kandidatit të LDK-së për kryetar të Prishtinës, Përparim Rama.

Arkitekti dhe urbanisti me famë botërore i cili ka studio të arktiekturës edhe në Londër, ka tërhequr me fushatën dhe projektet e tij edhe mediat e huaja prestigjioze. BBC të premten do ta publikojë materialin e përgatitur në Shtabin e Përparim Ramës në Prishtinë.

Vlenë të theksohet se Përparim Rama, ka fituar një sërë cmimesh të para në botë për projektet e tij në arkitekturë, ndër të cilat edhe disa me projekte të realizuara në Kosovë.

May be an image of 1 person and outdoors

Kandidatura e tij për të parin e Prishtinës, ka tërhequr shumë urbanistë e arkitektë me famë botërore, me të cilat Rama ka bashkëpunuar, e që kanë bërë që Rama të tërheqë edhe interesimin e mediave të huaja.