BBC: Vuçiq objektivi kryesor i protestave në Serbi
Mijëra veta po protestojnë në Beograd kundër kreut serb, Aleksandar Vuçiq.
Protestat, kryesisht paqësore janë organizuar jashtë rezidencës zyrtare të presidentit që nga fundi i vitit të kaluar.
Kështu e nis shkrimin mediumi britanik, BBC, në një artikull kushtuar këtyre zhvillimeve, transmeton klankosova.
“Por tensionet u përshkallëzuan të shtunën kur protestuesin sulmuan ndërtesën e Radio Televizionit të Serbisë”.
“Megjithatë, Vuçiq tha se ishte i gatshëm të thërriste zgjedhje të menjëhershme për të provuar popullaritetin e partisë së tij”, thuhet tutje.
Në konferencën për shtyp të mbajtur nga Vuçiq e cila u transmetua drejtpërdrejt në “RTS”, ai tha se nuk iu frikësohej aspak protestuesve, të cilët ai i quajti huliganë.
Ai kritikoi gjithashtu opozitën, teksa e quajti Obradoviçin “fashist” dhe Djilasin “oligark”.
Në artikullin e BBC-së theksohet se protestat kundër Vuçiqit janë rezultat i pakënaqësive të protestuesve me politikat e presidentit serb.
Protestat filluan edhe si reagim pas sulmit fizik ndaj kryetarit të partisë socialdemokrate, Borko Stefanovi./Indeksonline/