16:35 / E Shtunë, 16 Dhjetor 2023 / MSH

BBVK në rrjetet sociale, më i shikuari në trojet shqiptare

Shikimet kanë arritur në 1 miliard!

Kjo e bën spektaklin Big Brother VIP Kosova më të shikuarin mbarë trojeve shqiptare.

Shifra magjike është arritur për 55 ditë – pra kur ky ‘reality show’ ka arritur në gjysmë të rrugëtimit.

1 miliard shikimet e arritura tashmë e bëjnë BBVK më të shikuarin sa u përket rrjeteve sociale në formatet e tilla televizive në tërë shqiptarinë.

“Po nisim me lajmin e jashtëzakonshëm që është arritur pra një rekord i paparashikueshëm deri më tani, flasim për shifrat marramendëse pasi që për 55 ditë prej kur ka nisur Big Brother VIP Kosova, totali i shikueshmërisë ka shkuar në 1 miliardë”, ka thënë Diamant Bajra, menaxher i rrjeteve sociale në Klan Kosova.

Më tutje Bajra ka cekur se kjo shikueshmëri është e bazuar vetëm në katër platformat zyrtare të kompanisë mediatike Klan Kosova.

“Po flasim për videot që janë publikuar në katër platforma, në YouTube, në Facebook, Instagram dhe në TikTok, pra vetëm në llogaritë zyrtare të kompanisë mediatike Klan Kosova dhe Big Brother VIP Kosova”.