14:25 / E Shtunë, 28 Mars 2020 / indeksADMonline

BDI: Ne jemi NATO, faleminderit Amerikës dhe 28 aleatëve

Bashkimi Demokratik për Integrim ka uruar  të gjithë qytetarët  e Maqedonisë për
anëtarësimin e plotë të tyre në NATO pas përfundimit të të gjitha
procedurave të procesit të anëtarësimit, transmeton IndeksOnline.

“Arritjet e mëdha brenda kësaj jave kurorëzuan dy dekadat e veprimtarisë
tonë kombëtare dhe politike, tashmë jemi anëtar fuqiplotë dhe i
barabartë i NATO-së dhe kemi nisur negociatat për anëtarësim në Bashkimin
Evropian”, thuhet në njoftimin e këtij subjekti politik.

Aty tutje theksohet se  Bashkimit Demokratik për Integrim është garantues i
marrëveshjes së Ohrit, marrëveshjes së Prespës dhe të fqinjësisë së
mirë dhe se nuk do të lejojnë kthim prapa.


“BDI i shpreh mirënjohje Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe 28 vendeve
aleate për përkrahjen e anëtarësimit tonë në NATO dhe vlerëson që ky
është sukses i përbashkët i të gjithë neve. E ardhmja e sigurt është përcaktim i qytetarëve dhe obligim i joni”, përfundon komunikata.