75 Mall Live Search
22:22 / E Diele, 19 Tetor 2025 / F.R

BDI shpall fitoren në Likovë dhe Plasnicë

Bashkimi Demokratik për Integrim (BDI) ka shpallur fitore në raundin e parë të zgjedhjeve lokale në dy komuna, Likovë dhe Plasnicë.

Lajmin e konfirmoi zëdhënësi i partisë, Arbër Ademi, i cili tha se kandidatët e BDI-së kanë siguruar fitore bindëse që në raundin e parë.

“Me fitoren në raundin e parë në Komunën e Likovës, procesi zgjedhor është përmbyllur pa nevojën e raundit të dytë. Erkan Arifi fitoi me raport 3 me 1 ndaj kundërshtarit. Zgjedhjet përfunduan gjithashtu edhe në Plasnicë, ku kandidati ynë shënoi një fitore të plotë me raport 2 me 1 ndaj kandidatit të Partisë Demokratike Turke”, deklaroi Ademi.

Ai e vlerësoi këtë rezultat si dëshmi të mbështetjes së fortë që qytetarët i kanë dhënë Bashkimit Demokratik për Integrim në këto komuna.