09:05 / E Martë, 10 Nëntor 2020 / OSH

BE-ja gati për blerjen e 300 milionë dozave të vaksinës antiCovid-19

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka folur rreth vaksinës së koronavirusit që për herë të parë dje ka dhënë efekt duke siguruar 90% mbrojtje.

Von der Leyen, thotë se KiE së shpejti do të nëshkruajë me prodhuesit për 300 milionë doza të kësaj vakësine, por deri atëherë bëri thirrje për kujdes.

“Lajme të shkëlqyera nga “@pfizer & @BioNTech_Group” për rezultatet e suksesshme të provës së tyre të fundit klinike për një vaksinë #COVID-19. Shkenca evropiane funksionon! Komisioni Evropian do të nënshkruajë një kontratë me ta së shpejti për deri në 300 milionë doza. Le të vazhdojmë të mbrojmë njëri-tjetrin ndërkohë”, shkroi Von der Leyen në Twitter.