BE bën thirrje për armëpushim në Siri, për shkak të koronavirusit

BE ka bërë thirrje për armëpushim të menjëhershëm në Siri, për shkak të shpërthimit të koronavirusit.
Në një deklaratë, Peter Stano theksoi rreziqet e virusit në zonat e luftës, duke përsëritur rëndësinë e përfundimit të armiqësive për të cilat ai tha se “është e rëndësishëm në vetvete”.
“Armëpushimi gjithashtu është një parakusht për të ndaluar përhapjen e koronavirusit dhe mbrojtjen e një popullate tashmë në luftë”, shtoi ai.
Situata është veçanërisht kritike në provincën veriperëndimore të Idlib për shkak të numrit të madh të njerëzve të zhvendosur./Indeksonline/