BE del me qëndrim zyrtar për hapjen e kufijve

Ministrat e Brendshëm të Bashkimit Evropian kanë njoftuar sot se hapja e kufijve të brendshëm në shtetet e Zonës së Shëngenit do të përfundojë deri në fund të muajit qershor, shkruan Indeksonline.
Në takimin e mbajtur sot, ministrat e brendshëm të BE-së janë dakorduar që hapja e kufijve të jashtë të BE-së do të ndodhë në ditët e para të korrikut.
Shtetet që janë pjesë e BE-së janë pajtuar që të ketë dakordancë ndërshtetërore për hapjen e kufijve dhe kjo temë të mbyllet deri me 15 korrrik më së largu./Indeksonline/