10:55 / E Martë, 04 Gusht 2020 / indeksADMonline

BE dhuron respiratorë, ministri Zemaj: Falemnderit që po na e lehtësoni luftën ndaj Covid-19

Sot është bërë pranim-dorëzimi i respiratorëve të dhuruara nga Bashkimi Evropian.

Ministri i Shëndetësisë, Armend Zemaj ka falënderuar BE-në për ndihmën e vazhdueshme që po bëhet ndaj qytetarëve të Republikës së Kosovës

“Kjo ndihmë e sotme dhe ky kontingjent i ventilatorëve do të ndihmojë shumë në organizim të cilin po e bëjmë së bashku me SHSKUK në ndarjen e përgjëgjësive për të ndihmuar çdo qytetar që mund të jetë infeëktuar dhe po përballet me jetën nga pandemia Covid-19”, ka thënë Zemaj, transmeton Indeksonline.

“Kjo ndihmë është vlerësim i madh i nevojshëm, i nevojshëm, i domosdodshëm dhe shpresojmë që çdo jetë e shpëtuar do të jetë falënderim tepër i arsyeshëm dhe i konsiderushëm për taksapaguesit evropian dhe për ju që po e ndihmoni Republikën e Kosovës. Me këtë angazhim do të na lehtësoni luftën ndaj pandemisë Covid-19, do t’ua lehtësoni punën profesionistëve shëndetësor”, ka thënë tutje Zemaj. /IndeksOnline/