75 Mall Live Search
16:19 / E Enjte, 23 Qershor 2022 / OSH

“BE është në një lëmsh”, Rama: Pse erdhëm në Bruksel

Kryeministri Edi Rama duke folur nga Brukseli, u shpreh se nuk ka nënkuptuar se është dikush pas “çmendurisë” Bullgare, pasi është vendim i shtetit të tyre.

“Maqedonia e Veriut nuk po bëhet nesër as javën tjetër anëtare e BE. Ka kaq shumë kohë për ta zgjedhur këtë çështje. Ka kurthe. Në çdo cep ka kurthe që mund të ndal. Bullgaria mund ta përdorë këtë për dekada. Në mes të një lufte, të luftosh për diçka që e ka bërë BE në një realitet qesharak. Rrinë të paralizuar 27 vende. Se kjo është ajo që realisht nuk e duroj. “

“Edhe ne kemi një çështje të madhe. Si ta zgjidhim? Që të zgjedhim gjithçka për ta sulmuar. Apo ka shumë shembuj që si ta zgjidhim. Çështjet janë të zgjidhshme. Më duhet të them që personat. Nga Michel, Macron, Von der Leyen, Dragi, Scholz. Të gjithë u ndjenë shumë keq. Nuk gjej dot askënd. Edhe Mark Ruten, shkoi në Sofie, dhe sot mbajti një nga fjalët e tij më brilante. Nga na doli gjithë kjo çështje e madhe. Problemi për disa ishte Shqipëria. “tha Rama.

“Jam shumë i trishtë për ta. Më vjen vërtetë keq. Por nuk po veprojnë me hile. Dhe kjo është arsyeja pse nuk kanë pasur Konferencë për Shtyp. Shpresoj që ukrainasit të mos jenë shumë entuziastë se kështu e ka kjo punë.” tha Rama.

I pyetur se pse sot është në Bruksel, Aleksandër Vuciç u shpreh se janë sëbashku me Maqedoninë e Veriut dhe Shqipërinë. Sipas tij, donte të dëshmonte angazhimin dhe mbështetjen për dy vendet për integrimin.

“Kjo është ajo që bëjnë fqinjët e mirë. Nuk është obligim i Serbisë të jetë këtu. Por kjo është bërë diçka natyrale dhe pse ne jemi krenar. Në mbështetje të fqinjëve tanë. Do shohim gjatë dimrit se kush do jetë i pari që do mbështesë vendet tuaja. Presim së pari mbështetje nga vendet fqinje.” tha Vuçiç.

Kreu i qeverisë shqiptare, duke iu referuar Bashkimit Europian, u shpreh mes të tjerash se Ballkani Perëndimor do të jetë bashkë dhe në një zë.

Kryeministri Edi Rama tha se udhëtoi drejt Brukselit për të treguar mbështetje për shtetet për shkak se janë në një situatë jo të mirë.

“Peshuam vendimin për të mos ardhur këtu. Se e dinim se çfarë do të na priste. Erdhëm për të respektuar këto vende në situatë të vështirë. Doja të isha këtu për ti mbështetur. Si Bashkim Europian janë lëmsh. Të themi të vërtetat.” tha Edi Rama.