75 Mall Live Search
13:54 / E Martë, 05 Maj 2020 / indeksADMonline

BE fton Thaçin në Samitin e Zagrebit

Bashkimi Europian i ka dërguar ftesë presidentit Hashim Thaçi për pjesëmarrje në Samitin e Zagrebit që do të mbahet nesër përmes një video-konference.

Samiti i Planifikuar të mbahej më 7 maj në Zagreb u anulua për shkak të pandemisë.

Temë diskutimi do të jetë edhe pandemia dhe ndihma e BE-së për vendet e Ballkanit Perëndimor për të përballuar krizën.