17:01 / E Enjte, 01 Tetor 2020 / indeksADMonline

BE gjatë vitit 2019 importoi 3 milionë ton kafe me vlerë 7.5 miliardë euro

Bashkimi Evropian gjatë vitit të kaluar ka importuar 3 milionë ton kafe me vlerë prej 7.5 miliardë euro, u bë e fituar pikërisht sot më 1 tetor në Ditën Ndërkombëtare të Kafesë.

Sipas Zyrës evropiane të Statistikave, importet u rritën me 14 për qind në vitin 2019 kundrejt një dekade më parë, përcjell Telegrafi.

Eurostat thotë se burimet kryesore të kafesë së BE-së ishin Brazili me 932 mijë ton, Vietnami me 673 mijë ton, Hondurasi me 221 mijë ton, Kolumbia me 166 mijë ton, Uganda me 145 mijë ton, India me 137 mijë ton, Peru me 113 mijë ton, Etiopia dhe Zvicra me nga 80 mijë ton dhe Indonezia me 77 mijë ton.

Blerësit më të mëdhenj të kafesë në bllok ishin Gjermania me 1.1 milion ton e ndjekur nga Italia, Belgjika, Spanja dhe Franca.

Ndërkohë, 1.8 milion ton kafe të pjekur me vlerë 10 miliardë euro u prodhuan në BE, kryesisht në Gjermani, Itali dhe Spanjë.