12:59 / E Martë, 23 Shkurt 2021 / FG

BE i jep 10 ditë kohë Gjermanisë për të shpjeguar ndalimet që u ka bërë shtetasve tjerë për të hyrë në vend

Gjermania është nën presion për të shpjeguar ndalimet e saj për hyrje në territorin e saj nga Republika Çeke, Sllovakia dhe Tiroli, pasi Komisioni Evropian u ankua përmes një letre se masat ishin jo proporcionale dhe të pajustifikuara.

“Ne besojmë se qëllimi i ndjekur me të drejtë i Gjermanisë dhe mbrojtja e shëndetit publik gjatë një pandemie, mund të arrihen me masa më pak kufizuese”, thuhet në letrën e organit ekzekutiv të BE-së dërguar ambasadorit gjerman në BE, Michael Clauss.

Letra drejtuar autoriteteve gjermane jep 10 ditë kohë për përgjigje.

Në teori, mosmarrëveshja mund të çojë në veprim juridik kundër shtetit anëtar, megjithëse kjo konsiderohet e pamundur gjatë pandemisë COVID-19.

Letra të ngjashme u dërguan në Belgjikë, Hungari, Danimarkë, Suedi dhe Finlandë, kufizimet kufitare të të cilave u pritën me mosmiratim në Bruksel.

Me kërkesë të Komisionit, ministrat e Çështjeve Evropiane të shteteve anëtare do të mbajnë një konferencë për të diskutuar masat kufitare.

Republika Çeke, Sllovakia dhe Tiroli u shtuan në listën gjermane të “zonave të varianteve shqetësuese” më 14 shkurt, duke ndaluar shumicën dërrmuese të njerëzve atje të hynin në Gjermani, me disa përjashtime, për shembull për shoferët e kamionëve.