12:41 / E Mërkurë, 04 Tetor 2023 / L K

BE i jep dritën jeshile Ukrainës, bisedimet për anëtarësimin do të nisin në dhjetor

Ukraina aplikoi për anëtarësim në bllok më pak se një javë pasi Rusia pushtoi Ukrainën dhe udhëheqësit e BE-së pranuan Ukrainën si kandidate për t’u anëtarësuar.

Në atë kohë, Ursula von der Leyen, presidente e Komisionit Europian, tha se ishte një moment historik dhe një “ditë e mirë për Europën”. Sipas burimeve për Politico, udhëheqësit po përgatiten t’i japin Kievit dritën jeshile për të filluar bisedimet zyrtare për anëtarësimin në bllok.

Kandidatët e BE-së duhet të përmbushin standardet për gjendjen e ekonomisë dhe sferës së tyre politike, duke përfshirë një përkushtim ndaj sundimit të ligjit dhe parimeve të tjera demokratike./abcnews.al